HISTORIKU

RRETH FK APOLONIA

FK APOLONIA

Skuadra e Apolonisë është një skuadër e cila ka traditën e sajë të futbollit në Shqipëri. Nga ky klub kanë dalë shumë emra të mëdhenj të futbollit Shqiptar. Midis shumë të tillëve përmenden një sërë emrash që kanë luajtur me ekipët kombëtares: Qamil Teliti, Muharrem Karanxha, Kujtim Majaci, Edmond Lutaj, Iljas Haxhiaj, Pandeli Tole, Romeo Haxhiaj, Odise Roshi, Myrto Uzuni, Kejdi Bare. Ndërsa shumë futbollistë të dalë prej saj kanë luajtur me shumë klube të njohura europiane si: Alket Zeqo me Eintracht Nordhorn, BV Cloppenburg dhe SË Osterfeine, Albert Stroni me Kompostelen në kampionati spanjoll të futbollit, Odise Roshi me FC Këln, FSV Frankfurt, Rijeka dhe Ahmat Grozni, Kejdi Bare me Atletiko Madrid dhe Malaga.

STAFI

Artan Merxhushi
Trajner
Edmond Kodra
Zv Trajner
Orges Cuko
Asistent
Erion Meta
Trajner Portjeresh
Marko Mertiri
Doktor
Taulant Shuli
Baza Materiale

HISTORIKU

Fillimet e futbollit në Fier.
Në fillim të viteve të shekullit të kaluar në qytetin e Fierit fillon aktiviteti i kulturës fizike dhe sportit. Ishin ushtarët austro-hungarezë të cilët gjatë Luftës së Parë Botërore sollën edhe lojën re të futbollit. Më pas në vitet 20’ ishin punëtorët dhe teknikët anglezë të shoqërisë Anglo-Persiane që krahas lojës së futbollit gjatë kohës së lirë sollën ehde topat e parë. Kjo bëri që futbolli menjehere u përhap në sheshet dhe terrenet e shumta fushore të qytetit. E para ndeshje zyrtare e futbollit në Fier, ishte ajo që u zhvillua në 17 qershor të vitit 1924 midis ekipeve të Fierit dhe atij të Vlorës, aktivitet i organizuar nga shoqëria “Bashkimi”. Në verën e vitit 1925 një grup studentësh themeluan shoqërinë e parë sportive me emrin “Apolonia”. Themeluesit e saj ishin Namik Resuli dhe Jorgji Xoxa. Vetëm në vitin 1928 ajo mori formën e një klubi sportiv, i cili kishte stausin dhe kryesinë e vet, që planifikonte dhe drejtonte çdo garë dhe ndeshje.

Themeluesit
Prof. Namik Resuli lindi në Berat në 10 shtator 1908. Studimet e mesme dhe të larta i kreu në Itali, ku u diplomua për gjuhësi në Universitetin e Torinos. Në vitet 1930 u kthye në Shqipëri ku dha mësim në disa prej gjimnazeve më të njohura të vendit si në Tiranë, Elbasan dhe Shkodër. Në vitin 1939 u emërua si pedagog në universitetin e Romës për të vijuar më pas në Universitetin e Palermos (1948-1957) dhe Institutin Universitar Oriental të Napolit (1958-1971). Njihet si autor i disa veprave në fushën e gjuhësisë. Vdiq më 12 shtator të 1985 në Torino. Jorgji Xoxa lindi në Fier në vitin 1908 dhe studjoi në Rumani për jurisprudencë. Ishte një nga themeluesit dhe drejtuesit e shoqërisë kulturore sportive Apolonia. Më pas punoi si nëpunës në institucione të ndryshme dhe mësues. U nda nga jeta në Tiranë në vitin 1977.

Vitet 1930. Hapat e parë.
Në vitet 20-30’ të shekullit XX në qytetin e Fierit përveç shoqërisë Apolonia u krijuan edhe disa shoqëri të tjera sportive. Të tilla ishin edhe “Myzeqeja” themeluar në vitin 1927 si dhe “Sport Klub Fieri” e “Ballkanikja” në vitin 1930. Këto shoqëri organizonin në ato vite ndeshje futbolli midis lagjeve te qytetit, gara çiklizmi, gara me kuaj, etj. Nga aktivitetet sportive më të rëndesishme përmendim ndeshjet e futbollit që pas krijimit të Federatës Shqiptare të Futbollit në vitin 1930 morën karakter të organizuar. Një nga më shoqëritë më aktive në këto vite ishte edhe Sport Klub Fieri, pjesëmarrës në disa prej kampionateve të futbollit për kategorinë e dytë. Ai do të ishte fitues edhe i turneut të përbashkët të titulluar ‘’Kupa Myzeqeja’’ në vitin 1934, organizuar nga shoqëritë sportive të Fierit, Lushnjes dhe Beratit. Ndërsa Apolonia përveç pjesëmarrjeve në kampionatet e futbollit, fitoi në vitin 1936 turneun zonal të Kupës së Tretë të Federates Shqiptare. Formacioni i atëhershëm i përbërë nga Bufi, Kazanxhiu, Nas Papuçiu, Karmeni, Et’hemi, Andon Papuçiu, Pogaçe, Kryeziu, Raqi Papuçiu dhe Verria dhe Jano, mundi në dy ndeshjet finale skuadrën e Kongresit të Lushnjes, duke bërë të vetën trofeun e parë.

Loni Papuçiu
Nga familja Papuçiu kanë luajtur me fanelën e Apolonisë një sërë futbollistësh. Në vitet 1930 spikatën emrat e Andon Papuçiut, Loni Papuçiut dhe Raqi Papuçiut. Një nga yjet e futbollit shqiptar në vitet 1930 ishte padyshim edhe Andon Papuçiu i njohur me nofkën “Ndona”. Për cilësitë dhe kualitetin sportiv do të lunate me ids nga ekipet më të mira të kohës si dhe do të ishte pjesë e përfaqësueses shqiptare. Por më i njohuri padyshim prej futbollistëve që ka nxjerrë kjo familje është oni Papuçiu, emrin e të cilit mban stadiumi i futbollit të Futboll Klub Apolonisë. Loni Papuçiu është dëshmor i Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimitare. Ai vdiq në kampin gjerman të përqëndrimit në Prishtinë dhe ishte një nga protagonistët kryesorë të ekipit të futbollit të Apolonisë. Më pas në vitet 1970-1980 një nga lojtarët kryesorë të Apolonisë do të ishte edhe Dhimitër Papuçiu, i biri i Andonit. Përveç pjesë e sukseseve të kësaj skuadre më pas ai do të ishte edhe një prej trajnerëve të saj. Nën drejtim e tij në pankinë, Apolonia do të fitonte në vitin 1998 edhe trofeun më të rëndësushëm të saj “Kupën e Republikës”.

Paslufta. Vitet e rritjes.
Në vitin 1946 Klubi Sportiv Apolonia do të organizohet si një institucion shumësportësh. Gjatë kësaj kohe si kudo në Shqipërinë e asaj kohe ndodhi dukuria e masivizimit të sportit. Megjithatë sporti më popullor mbeti përsëri futbolli. Në vitin 1958 për ti shërbyer më mirë atij u ngrit në Fier edhe stadiumi “Loni Papuçiu” me kapacitet prej 6000 vendesh. Klubi Sportiv Apolonia do të ishte pjesëmarrëse në të gjitha kampionatet e futbollit ku luajti përgjithësisht në kategorinë e parë dhe atë të dytë. Ndërkohë që në kampionatet kombëtare të kategorisë së dytë, Apolonia është shpallur pesë herë kampion. Të tillë kanë qenë kampionatet e viteve 1967, 1972, 1978, 1995 dhe 2006. Midis futbollistëve të shumtë që kanë mbajtur këtë fanelë në vitet 1950-1970 përmenden edhe disa nga yjet e dikurshëm si:

Apogjeu
Kulmin e zhvillimit të tij futbolli fierak e pati ne vitet 1985 – 1990 kur skuadra e drejtuar nga tekniku Vangjel Capo, zuri një vend të rëndësishëm në futbollin shqiptar. Rezultati më i mirë i arritur nga kjo skuadër ishte ai i sezonit sportiv 1988 – 1989, ku Apolonia u rendit në vendin e III-të, të Kampionatit Kombëtar, dhe, mori pjesë Në Kupën UEFA, ku në turin e parë u eleminua prej skuadres franceze Okser. Në këto vite futbollisti fierak Kujtim Majaci do të dominonte Kampionatin Kombëtar të Futbollit si golashënuesi më i mirë i disa edicioneve rresht. Por këto suksese dhe arritje nuk do të vinin edhe pa mundin, sakrificat, ambicjen dhe talentin e një brezi të tërë lojtarësh prej të cilëve mund të përmendim: Stefa, Balla, Tegu, Papuçiu, Meçe, Prifti, Hasa, Tare, Kasa, Bita, Pogaçe, Kokuri, Thana, Iljas Haxhiaj, Paço, Sulaj, Rrapi, Mahmutaj,Tole, Majaci, Demçe, Lutaj, Nuredini, Veliu, Stroni, Nakiçi, Ndreu, Mone, Bare, Romeo Haxhiaj, Basholli, Jahiqi, Çanole, Gjoka, etj. Kush nuk e kujton nga bashkëkohësit me nostalgji atë periudhë, kur ishte shumë e vështirë të siguroje një biletë për të ndjekur shpërthimet e Majacit, triblimet spektakolare të Kokurit, inteligjencën krijuese të Toles, gjuajtjet e ‘’thata’’ të Poçit, elegancën e kapitenit Tegu, planzhonet e Stefës, apo qëndrueshmërinë prej gladiatori të Meçes.

Kujtim Majaci
Kujtim Majaci, lindi në Fier në 14 Mars 1962. Me futboll nisi të merret qysh në moshën 10 vjeçare kur ishte nxënës në shkollën 8 vjeçare “Naim Frashëri”. Trajneri i tij i parë në ishte Luftar Strumi, i cili do të evidentonte djaloshin me fizik të veçantë. Pikërisht në vitin 1977, Strumi, ja sygjeroi Majacin e ri, kolegut të tij Piro Mali, i cili do ta përfshinte menjëherë atë në ekipin e të rinjve. Ndeshjen e parë zyrtare me fanelën bardhë-jeshil të Apolonisë Majaci e luajti në fazën e dytë të kampionatit të 34-ët Kombëtar të futbollit. Do të ishte atëherë tekniku Kozma Mone, i cili në ndeshjen përballë ekipit të Besës së Kavajës, angazhoi edhe 18 vjeçarin Majaci, përkrah futbollistëve të tjerë si: Dinella, Nevruz Rakipi, Tegu, Mahmutaj, Astrit Rakipi, Muça, Meçe, Tajari, Gjini, Mema, Tole, Topçiu, etj. Vetëm disa muaj më vonë dhe emri i tij do të bëhej i njohur në shtypin sportiv, si golashënuesi i përjavshëm. Me një trup atleti, 1.79 cm i lartë, i shpejtë dhe shpërthyes, ai ishte i aftë të godiste me të dyja këmbët në mënyrë të befasishme. Kjo aftësi do ta ndihmonte skuadrën e tij të ngjitej në vitin 1985, në kampionatin e kategorisë së parë, si dhe të renditej në njërën prej ekipeve elitë të saj. Në 400 ndeshjet e luajtura për skuadrën e Apolonisë gjatë karrierës sëtij, Kujtim Majaci shënoi 176 gola në kategorinë e parë, duke u bërë dy herë fitues i këpucës së artë. Fillimisht në sezonin futbollistik 1985-1986 të kampionatit të 40-të të futbollit, ku me 20 golat e shënuar theu edhe rekordin e mëparshëm, si dhe gjatë sezonit futbollistik të viteve 1989-1990, ku përsëri shënoi 19 gola të tjerë. Kujtim Majaci ka luajtur tre edhe ndeshje me Kombëtaren Shqiptare, ku debutimin e parë e bëri në ndeshjen me Greqinë në 18 janar 1989 për të vijuar ndeshjet kundër Anglisë (1989) dhe Francës (1990). Angazhime të tjera të tij ishin edhe dy ndeshje ndërkombëtare të luajtura me Apoloninë kundër Okserit të Francës në shtator 1989, për kupën Uefa. Pas tërheqjes nga futbolli aktiv në vitin 1993, Kujtim Majaci u ul në pankinën e Apolonisë si trajner i saj për dy sezone, 1994-1995 dhe 1999–2000. Kujtim Majaci ndërroi jetë në Fier në 14 korrik 2009.

Trofetë
KF Apolonia ka fituar edhe katër herë Kategorinë e Parë. Të tillë kanë qenë kampionatet e viteve 1967, 1972, 1978, 1995 dhe 2006. Të tjera arritje të futbollit ishin fitorja e Kupës së Republikës në vitin 1998, ku në finalen e zhvilluar në stadiumin kombëtar Qemal Stafa, Apolonia mundi Lushnjen me rezultatin 1-0, me gol të shënuar nga Romeo Haxhiaj. Kështu, pas fitores së këtij trofeu ajo luajti në edicionin e ardhshëm të Kupës së Kupave ku u eleminua nga skuadra belge e Genkut.

Ndeshjet ndërkombëtare
Gjithashtu skuadra ka marrë pjesë dy herë në kupat e Evropës. Në 13 shtator të vitit 1989, Apolonia luajti takimin e parë ndërkombëtar të saj në kupën Uefa, ku u ndesh me Okserin e Francës, në gjirin e të cilit luanin disa nga lojtarët më të njohur të Europës, si Martini, Shifo, Kovaç, apo Patrik Boli, i cili vite më vonë do të shënonte atë gol spektakolar ndaj Milanit, duke i rrëmbyer kuqezinjve finale e Champion League. Apolonia u mund në raundin e parë me rezultatet 0-3 dhe 0-5. Pas fitimit të Kupës së Shqipërisë në vitin 1998, Apolonia mori pjesë në Kupën e Kupave ku në raundin e parë u eliminua nga KRC Genk me rezultatet 1-5 dhe 0-4.

Ristrukturimi
Në vitin 1992 skuadra ndryshoi emrin në Futboll Klub Apolonia duke u ndarë nga pjesa tjetër e klubit shumë sportësh. Ajo nisi të funksionojë si një shoqëri aksionire në pronësi të bashkisë Fier. Në vitin …..nga biznesmeni i mirënjohur shqiptar Koço Kokëdhima mori në drejtim KF Apolonia. Gjatë ‘’epokës Kokëdhima’’ Apolonia u shndërrua KF Apolonia i luan ndeshjet në stadiumin "Loni Papuçiu" që ka një kapacitet prej 7000 vendesh. Akademia e futbollit të Apolonisë së Fierit është njëra ndër më të mira në Shqipëri. “Akademia e futbollit të Apolonisë i përmbush të gjitha standardet e UEFA-s dhe FIFA-s, sepse kanë një infrastrukturë shumë të mirë dhe së bashku me udhëheqësit e klubit të Apolonisë do të ndërtojmë themelet e këtij klubi drejt perspektivës së futbollit të Shqipërisë.

Trajnerët
Në drejtimin e skuadrës së Apolonisë kanë qenë një sërë trajnerësh të njohur të cilët me strategjitë, idetë, konceptet dhe ambicjet shumë prej tyre kanë gjurmë të pashlyeshme në historinë e klubit dhe kujtesën e sportdashësve fierakë. Të tillë mund të përmendim që nga trajneri Avdulla Kaprata (1950-1963) dhe për të vijuar me emra si Skënder Dedja (1963-1965), Vasip Biçaku (1965-67), Pipi Nati (1967-1971), Zihni Gjinali (1971-1973), Mersin Gjoka (1973-1975), Kolec Kraja (1975-1977), Kozma Mone (1977-1980), (Vangjel Capo 1980-81), (Piro Mali 1982-83), Vangjel Capo (1983-1992), Sotiraq Tegu (1992-1995), Thanas Tupe (1995-1996), Dhimitër Papuçiu (1996-1997), Feim Breca (1997-1998), Dhimitër Papuçiu (1998-1999), Vangjel Capo (1999–2000), Shpëtim Duro (2000-2001), Faruk Sejdini (2003-2004), Dhimiter Papuçiu (2006-2007), Andrea Marko (2007-2008), Gerti Haxhiu (2008-2009), Esat Karishik (2009-2010), Ernest Gjoka (2010-2011), Elidon Demiri (2012-2014 dhe 2016-2017), Artan Mergjyshi (2015-2016), Ndriçim Kashami (2017-2018). Ndërkohë që për periudha të shkurtëra pankinën e Apolonisë e kanë drejtuar edhe Iljaz Haxhiaj, Edmond Liçaj, Faruk Sejdini, Silviu Dumitrescu, Andrea Marko, Hasan Lika, Stavri Nica, Eqerem Memushi, Marjol Miho, Maringlen Kule, etj.

Episode trajnerësh
1.Momenti kulmor i sezonit te shkelqyer të vitit 1965 ishte ndeshja e fundit. Ajo do te luhej ne Fier me skuadren e Shkumbinit. Atmosfera ishte e zjarrte, qyteti ziente. Pritej vetem kurorezimi. Sportdashesit kishin nisur festimet. Nderkohe qe skuadra ndihej e ngarkuar nga emocionet, ate te diele te 16 Majit 1965. Perpara ndeshjes trajnieri i Peqinit, Kovaçi e kap para ndeshjes trajnierin e Apolonise, Skender Dedjen, dhe ne nje bisede te thjeshte i thote: -Skender! Na fal barazimin, ty nje pike te duhet! Por Skenderi Dedja duke pare gjendjen e skuadres, karikimin e tifozerise dhe per te ruajtuar parimet e kundershtoi: T’ja leme fushes e mbylli biseden ai. Dhe si gjithmone fati i keq e goditi Apolonine. Ajo u mund 4-1, duke shkaktuar nje humbje dramatike. "Mos o zot te perseritet edhe nje here ajo histori" do te shkruante vite me vone ne librin e tij "Djemte e Apolonise" studjuesi Kristaq Shtembari. 2.Zihni Gjinali i njohur me nofkën ‘’Ustai’’ ka qenë një nga trajnerët më të njohur të futbollit shqiptar. Ai si profesionist i kompletuar futi në Fier koncepte të reja, si përgatitja e lartë fizike, tektike dhe qartësia taktike.

Vangjel Capo
I lindur në Fier në vitin 1952 Vangjel Capo nuk vinte rastësisht në botën e sportit pasi një gjë të tillë e trashëgonte nga tradita familjare. Pas një karriere të shkurtër si futbollist ai ju përkushtua studimeve të larta në Institutin e Kulturës Fizike në Tiranë. Pas përfundimit të tyre, Vangjel Capos, ju besua drejtimi i Apolonisë, fillimisht në sezonet 1980-1982, ku ekipi arriti fazën e stanjacionit duke u renditur në vendet e para të kategorisë së dytë. Pas një shkëputje një vjeçare ai do të vijë përsëri në krye të pankinës fierake në vitin 1983 për të qëndruar në krye të saj deri në vitin 1992. Menjëherë ai bëri një punë sistematike e serioze me skuadrën, ku i dha përparësi sulmit të shpejtë e të befasishëm, riorganizimit të mesfushës, rritjes efektive të shpirtit luftarak dhe përgatitjes psikologjike të saj për tu përballuar me çdo kundërshtar. Në maj 1985, Apolonia, shpallet kampione e kategorisë së dytë dhe sezonin tjetër, në edicioin e 40-të, të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, debuton në kategorinë e parë. Një arritje e madhe por njëkohësisht edhe një sprovë për Apoloninë e cila do të luante me një modul loje të thjeshtë, të bukur, të qartë taktikisht dhe me një organizim të menduar mirë e të zbatuar në mënyrë krijuese. Në vitet në vazhdim për gjashtë sezone rresht, ky ekip do të dominonte në futbollin shqiptar duke krijuar një traditë dhe filozofi fituese, ku Fieri, do të shndërohej në një qendër të futbollit, i cili do ti shërbente në të ardhmen gjeneratave të reja. Përveç futbollit të bukur dhe korrekt, Apolonia e Capos do të kishte edhe arritje të tjera, si pjesëmarrjen në Kupën UEFA, aktivizimin e përhershëm tëi lojtarëve në ekipet kombëtare. Po kështu, Capo, kreu edhe detyrën e zv. Trajnerit të ekipit Kombëtar të Shpresave. Në shkurt 1992 në një vit shumë të vështirë për futbollin, Capo, u detyrua të dorëhiqej nga Apolonia. Për disa sezone drejtoi Bylisin në superligë, duke shënuar edhe suksesin me pjesëmarrjen në kupën Uefa në turin Intertoto. Gjithashtu për disa kohë ai ishte edhe në krye të pankinës së Naftëtarit të Kuçovës, Albetrolit të Patosit dhe Fierit në kategorinë e dytë. U nda nga jeta në Fier në 17 tetor të vitit 2017.

Portjerët
‘’Gardianë” të portës të Apolonisë kanë qenë një sërë emrash të njohur të cilët për shkak të vetë specifikës kanë patur një “jetëgjatësi’ sportive. Të tillë kanë qenë që nga portjeri i parë Llaqi Bufi për të vijuar me radhë me Shefqet Mujën, Dhori Dhimën, Sabaudin Jahiqin, Luftar Strumin, Dhimitër Banin, Vladimir Stefën, Ardian Ballën, Arben Sinanin, Kudret Osmënaj, Ledio Capon, Sokol Fejzullaun, Elton Azizin dhe Eduard Miçon. Ndërkohë që midis të gjithëve mund të veçohet Vladimir Stefa i njohur si ‘’Laku’’. Stefa e mbajti numrin një të Apolonisë gjatë viteve 1976-1993. Me një shtatlartësi prej 1. 81 ai ishte një portier i kujdesshëm dhe gjithmonë vigjilent. Dallohej për intuitë të veçantë dhe relekse të zhvilluara. Njihej si ‘’gjuetari i penalltive’’. Gjatë sezonit sportiv 1988-1989 vendosi një nga rekordet në futbollin shqiptar duke pësuar në 990 minuta loje vetëm katër gola.

Apolonia
Skuadra e Apolonisë është një skuadër e cila ka traditën e sajë të futbollit në Shqipëri. Nga ky klub kanë dalë shumë emra të mëdhenj të futbollit Shqiptar. Midis shumë të tillëve përmenden një sërë emrash që kanë luajtur me ekipët kombëtares: Qamil Teliti, Muharrem Karanxha, Kujtim Majaci, Edmond Lutaj, Iljas Haxhiaj, Pandeli Tole, Romeo Haxhiaj, Odise Roshi, Myrto Uzuni, Kejdi Bare. Ndërsa shumë futbollistë të dalë prej saj kanë luajtur me shumë klube të njohura europiane si: Alket Zeqo me Eintracht Nordhorn, BV Cloppenburg dhe SË Osterfeine, Albert Stroni me Kompostelen në kampionati spanjoll të futbollit, Odise Roshi me FC Këln, FSV Frankfurt, Rijeka dhe Ahmat Grozni, Kejdi Bare me Atletiko Madrid dhe Malaga.

Ekipi i vitit 2009-2010.
Një nga ekipet me të mira të këtyre 20 viteve të fundit ka qenë edhe ai i sezonit2009-2010. I drejtuar nga tekniku serbo-boshnjak Esat Karishik, ai kishte në përbërhen e tij emra të tillë s: Brkic, Shoshi, Sead Hadzibulic, Ragipovic, Meto, Semir Hadzibulic, Ribaj, Grami, Gërço, Haxho, Ferizovic, Dhrami, Kelmendi, Cimili, Hoti dhe Charls.