"F.K. Apolonia" dhe veçanërisht Presidenti i Klubit, z. Koço Kokëdhima, e ka mbështetur shumë ngritjen dhe zhvillimin e ekipeve të futbollit të vajzave. Mbështetja ka qenë financiare, logjistike, me veshje, trajnime profesionale si dhe me inkurajim të gjithanshëm.
Të gjitha ekipet e femrave kanë drejtor të Akademisë, kryetrajnerin e ekipit të parë, z. Maringlen Kule si edhe trajner të portierëve, z. Elton Hazizi.
Është krijuar në tetor 2020
Ekipi drejtohet nga trajneri i licensuar Endri Mehmeti.
Janë 8 vajza pjesëmarrëse të federuara në këtë ekip.
Ekipi është pjesëmarrës në kampionatin rajonal.